01.02.2014: Qyteti i dhunshėm...

Category: Shqip
Posted by: arturnura
Artan Fuga
Nga Artan Fuga

1. Dhuna urbane dhe arsyetime tė ndryshme rreth saj
Kohėt e fundit opinioni publik me tė drejtė ėshtė shfaqur mė i shqetėsuar pėr rastet e dhunės nė zona urbane, sidomos nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjerė tė rėndėsishėm tė vendit. Nuk ėshtė se shfaqjet e dhunės janė gjė e re, as karakterizojnė vetėm qytetet shqiptare. Por, sidoqoftė shpeshtėsia e dhunės, format e saj, ashpėrsia qė e karakterizon kėtė dhunė nė disa raste, dhe pėrballja me aktivitet tė rritur policor, janė elemente qė pėrbėjnė karakteristika tė ēastit aktual.

Nuk ėshtė thjesht tronditja qė vjen nga rrėfimet e ekzekutuesve me pagesė, sepse sado ngjethėse, ato pėrbėjnė tipologji tė veēuara dhe shumė tė veēanta, por edhe shpeshtėsia e larjes sė hesapeve me shpėrthime tritoli, dhuna qė merr jetė brenda familjes, raste sherresh tė ndryshme me ose pa pasoja fizike, qė me thėnė tė drejtėn janė tė shpeshtė, kanosje, prej tė cilave shtetas tė ndryshėm pohojnė se ndruhen edhe tė kėrkojnė tė drejtat e tyre qytetare, fjalor i dhunshėm qė ndihet nė zonat urbane masivisht, si edhe raste mėrish qė janė burim latent dhunash tė ardhshme.

Ėshtė e qartė se prej vitesh kemi njė indeks vrasjesh kriminale nga mė tė lartat nė botė dhe pėr rrethana nga mė tė ndryshmet. Sigurisht qė debatohet pėr faktin e kėsaj dhune urbane, sidomos, dhe ka analiza herė pas here shumė tė mira. Por, nė raste tė shumta edhe shpjegime qė mua personalisht nuk mė bindin.

Ndaj dhunės urbane mendja shkon te forca dhe aftėsia e policisė pėr ta pėrballuar. Sigurisht, nuk ka asnjė gabim. Qytetarėt presin nga policia, e cila prandaj paguhet, qė tė ruajė rendin dhe sigurinė qytetare. Prandaj edhe duhet mbėshtetur moralisht dhe nderuar punonjėsi i policisė qė shpesh rrezikon jetėn e vet qė vlen mbi ēdo pagė. Megjithatė, ėshtė e pamundur tė thuhet se dhuna urbane mund tė pėrballohet dhe tė qetėsohet, tė mbizotėrohet thjesht nga veprimet policore sado dhe sido qė tė jenė ato. Sikurse theksohet nga personalitete tė shkencave sociale ndėrkombėtare, edhe duke bėrė krahasime pėrvojash tė ndryshme, nuk mund tė vihet pas cdo qytetari njė polic.

Ka edhe njė version tjetėr qė e politizon praninė e dhunės nė qytet. Sikurse po ndodh tani krahėt e ndryshme tė politikės gjejnė burime dhune te njeri tjetri. Sigurisht edhe politika ka pėrgjegjėsinė e vet, por nuk ėshtė se shpjegohet dot dhuna pėr faj tė thjeshtė tė kėtij apo atij politikani, ish pushtetari, apo pushtetari aktual. Politizimi i dyanshėm i pranisė sė dhunės krijon kaos nė shpjegimet qė mund t’i jepen asaj, aq mė tepėr pengon njė analizė mė tė thellė, qė sigurisht e implikon politikėn, edhe politikėn, por nė njė kuptim tjetėr shumė mė tė thellė, sesa qė kjo trajtohet nė tibunat kuvendore, si pėrgjegjėsi e njėnashme apo e sipėrfaqshme aktesh tė veēuara. Por, si kudo, edhe te ne, nuk pėrjashtohen lidhje edhe direkte qė mund tė kenė jetė midis segmenteve tė ndryshme tė politikės dhe segmenteve tė kriminalizuara.

Situata shqetėsuese ka qenė e tillė sa ka pasur raste, sidomos nė rrjetet sociale, qė dukurinė e dhunės, nga trishtimi, ta shpjegojnė me natyrėn e dhunshme tė kulturės shqiptare, apo tė shqiptarit si psikologji e profilizuar kolektive. Sigurisht janė shpjegime radikale tė tipit antropologjik qė nuk mund tė provohen, as tė hidhen poshtė, prandaj nuk janė shkencore dhe konsiderohen pa baza. Poaq sa i dhunshėm ēdo tip etnopsikologjik i caktuar mund tė jetė, tregon nė raste tė tjera edhe ndjenja solidariteti dhe humanizmi tė pashoq. Aq mė shumė qė nuk mund tė inkriminohet njė komb i tėrė.

Po ashtu, ka pėrpjekje pėr tė numuruar pa fund shkaqe qė e bėjnė qytetin e dhunshėm, dhe nė fakt arsye shpjeguese vėrtet mund tė gjenden pa fund. Por, ndėrkaq, metodologjikisht kjo nuk sjell asnjė shpjegim, sepse pa fund arsye nė fakt ēojnė paradoksalisht nė njė kaos kuptimor dhe nuk arrijnė tė gjejnė bazat e integruara tė dukurive tė dhunshme urbane.

2. Qyteti i dhunshėm si gjendje mendore kolektive agresive

Na duhet tė mbėshtetemi te arritjet e shkencave sociale pėr tė arsyetuar metodologjikisht edhe pėr dhunėn urbane te ne qė ka edhe elementet e saj specifikė.

Nisur kėtej nuk mund tė mos mbajmė parasysh njė pėrgjithėsim qė na vjen nga autorė nė zė tė « shkollės sė Cikagos», pėrmbledhur qysh para njė shekulli, nisur nga pėrvoja e qyteteve amerikane tė asaj kohe, por jo vetėm, tė rikonfirmuar nga autorė tė sotėm, qė qyteti pėrpara sesa tė jetė njė hapėsirė materiale, marrėdhėniesh fizike, ėshtė njė gjendje mendore kolektive. Pra, banorėt e tij kanė njė psikologji kolektive, kanė kultura tė ndryshme qė pėrbėjnė njė mozaik kulturor tė caktuar, kanė tėrėsinė e normave morale, tė forta ose tė dobėsuara qė pėrcaktojnė sjelljen e banorėve nė jetėn e tyre tė pėrditshme, pra edhe aktet e dhunės qė ndodhin.

Asnjė rrethanė e jashtme nuk e shpjegon dot sjelljen e dhunshme tė njė individi ose grupi shoqėror, sepse filozofikisht as nuk diskutohet se ēdo akt njerėzor pėrpara sesa tė pėrcaktohet nga rrethana tė jashtme, orientohet nga mendja, jeta psikologjike e ndėrgjegjshme ose e pandėrgjegjshme, nga etika, nga pasionet, nga idealet njerėzore. Dikush i varfėr mund tė bėhet i dhunshėm, por mund edhe tė mbetet paqėsor pėr t’u marrė shembull nė jetėn e vet familjare dhe qytetare.

3. Cfarė po ndodh me ndėrgjegjen kolektive urbane ?

Le tė shohim pak nga kjo anė ēfarė ka ndodhur me dinamikat e ndėrgjegjes sonė urbane qė na kanė dhėnė njė nivel kriminaliteti shumė tė rritur.

Pa dashur tė jemi shterrues dhe pa pretenduar tė gjejmė « sekrete », po pėrpiqemi t’i qendrojmė disa arsyetimeve qė qarkullojnė nė sociologjinė urbane dhe duke i specifikuar nė kushtet tona.

a. Dobėsia e « kapitalit human ». Ky ėshtė njė koncept qė sė fundi e ka pėrpunuar sė tepėrmi edhe nobelisti Stiglitz, financier i njohur, duke bėrė krahasime tė shumė qendrave urbane tė botės mbarė. Me « kapital human » ai nėnkupton besimin e njeriut te njeriu, besimin e njeriut te vlera e sė drejtės, te respekti i normave etike dhe tė jetesės urbane. Ideja e tij ėshtė se atje ku njeriu nuk i beson mė njeriut, ku njeriu nuk ka mė besim te drejtėsia e sjelljes shoqėrore, pra te shoqėria, atje ku i duket me ose pa tė drejtė se i bėjnė padrejtėsira tė ndryshme, ndodhin dy dukuri thelbėsore. Kostoja e transaksioneve tė marrėdhėnieve njerėzore rritet shumė sepse askush nuk ka besim te kurkushi, dhe gjithkushi nė kėto raste, mundohet tė marrė masa mbrojtėse shumė tė kushtueshme nė kohė, mund, energji, madje edhe nė shpenzime financiare. Sė dyti, tė gjithė duke paragjykuar tė gjithė, kanė njė prirje qė bėhet mė e veēantė te disa qė tė mos zbatojnė asnjė rregull shoqėror sepse prezumojnė qė kėshtu bėjnė tė gjithė. Kaosi normativ dhe shkelja e normave tė jetės qytetare bėhet rregulli i saj. Ndjenja e asaj qė ke pėsuar padrejtėsi dhe shtuar me ndjenjėn se kjo padrejtėsi nuk ka se ku ankimohet shton dozat e frustrimit psikologjik dhe tė urrejtjes ndaj modelit shoqėror, ndaj rregullave, pastaj ndaj tė tjerėve dhe mbi tė gjitha dobėson respektin pėr vetė njeriun tjetėr duke e konsideruar si shkak tė kėsaj padrejtėsie.

Nuk ka diskutim qė dhuna e verbėr bėhet kėshtu shpesh shprehja e kėsaj ndjenje padrejtėsie qė mbivendoset dhe nuk kurohet, brenda njė realiteti shoqėror qė nuk kujdes shumė pėr drejtėsinė sociale dhe atė juridike.

Le tė shohim vetėm shpėrndarjen e pasurive dhe tė pronės nė kėto vite tranzicioni, si edhe shpėrndarjen e shanseve pėr tendera, privatizime, koncesione, marrje truash, pėr tė parė se ka pasur padrejtėsi-ra qė vazhdojnė sepse nuk janė respektuar aspak shanset e barabarta pėr t’u nisur nė iniciativėn ekonomike. Ish dyqanet i morėn ish shitėsit, me ēfarė tė drejte ? Ish tokat e familjeve nė troje bujqėsore i morėn vetėm ish anėtarėt e kooperativave bujqėsore, me ēfarė tė drejte ? Ish ndėrmarrjet socialiste i privatizuan ish drejtuesit, me ēfarė tė drejte ? Ish pronarėt e qyteteve morėn mjaft prona, kurse ata me prona nė zonat rurale s’kanė marrė dhe s’po duket se do tė marrin kurrgjė, me ēfarė tė drejte ?

Kapitali human ėshtė dobėsuar dhe shumė individė jetojnė me psikozėn dhe ndjehen tė vjedhur. Kjo jep agresivitet dhe tension social latent qė bėhet shtrat i lindjes edhe tė dukurive tė dhunshme.

b. Pėrjashtimi social ėshtė gjithashtu njė gjendje mendore, veē shoqėrore, qė i jep ankth dhe stres ndėrgjegjes kolektive dhe individuale qytetare, dhe pastaj sjell ngacmime tė rrezikshme dhe nė pavetėdijen instiktive tė njeriut. Ka shtresa tė tėra tė shoqėrisė qė ndihen tė pėrjashtuara nga ndarja e pasurive kombėtare dhe me ankthin e jetesės sė pasigurt. Pasiguria psikologjike ėshtė njė nga shkaqet thelbėsore qė ka prodhuar kulturėn e dhunės te popuj tė ndryshėm.

Ankthi pėr mbijetesė i shkakton individit frikė dhe para kėsaj gjendjeje tė vėshtirė psikologjike, ka syresh qė hidhen nė botėn e krimit me ndėrgjegjen se gjoja kėshtu janė duke kompensuar padrejtėsinė qė u ėshtė bėrė. Kjo rrugė inkriminimi pastaj gradualisht ēon edhe drejt akteve tė dhunės qė rriten bashkė me rrezikshmėrinė e akteve pėrkatėse.

Dhjetėra mijėra familje urbane janė tė varura thjesht nga ndonjė ndihmė shumė e dobėt ekonomike administrative, nga pensione qesharake, apo nga tė ardhura tė brishta. Dhe tė mendosh se nė vendin tonė nė kėta njėzet vite si nė planin kombėtar ashtu edhe nė planin lokal janė shpėrndarė pasuri kombėtare me tonelata ari. Si nuk mendohet pėr tė dhėnė aksione pėr qytetarėt nė njė bursė, a thua mirė burimet materiale, por edhe shanset pėr t’u paraqitur nė bursė janė pronė private ! A thua se edhe ajri, toka, deti, nuk i takon nga pak tė gjithė shqiptarėve, por vetėm atyre qė privatizojnė duke abuzuar me shanse tė pabarabarta tė fituara me rrugė tė padrejtė !

Ankthi i mbijetesės, lufta pėr tė siguruar shkallėn e parė tė nivelit tė « Piramidės sė Maslowt », mjetet e ekzistencės fizike bazė, e bėn njeriun tė tregohet agresiv, pėr njė vend pune, pėr njė leje ndėrtimi, pėr njė rrogė, pėr njė vend rojeje nė administratė, tė pėrfshihet nga lufta pėr mbijetesė ku seicili konsiderohet i kėrcėnuar me likujdim social gradual, e pėr rrjedhojė kundėrsulmon me ndėrgjegjen e vetėmbrojtjes nė kushte rreziku.

c. Vlerat morale tentojnė tė kthehen nė opinione relative, pa asnjė bazė tė sigurt legjitimimi. Gjithēka ėshtė e drejtė dhe e padrejtė njėkohėsisht nė mendjen e njė pjese tė konsiderueshme tė popullsisė.

Ekziston Zoti ? Ku e di unė, ca thonė « po », e ca thonė « jo » ? A duhet ndejt nė Atdhe, apo emigruar ? Ku e di unė, ca thonė kėshtu e ca thonė ashtu ? A duhet tradhėtuar gruaja ? Ku e di unė, ca thonė kėshtu e ca thonė ashtu. A ta pranoj dhuratėn korruptive ? Ku e di unė ca thonė ashtu e ca thonė kėshtu. A t’ja marr pronėn me tė padrejtė tė tjerėve ? Ku e di unė ca thonė « jo » e ca thonė « po », pra ta legalizojmė, puna ėshtė a falas apo jo falas. Vjedhja institucionalizohet, ndonėse ende jo vrasja e tjetrit. Por, atė qė e fillojnė institucionet e vazhdojnė individėt e stresuar dhe me instikte pulsionale dhune tė forta. Mos harrojmė se rinisė i vlon gjaku dhe vetėm mendja dhe morali e mban nė vijė e rresht. Por, kur ndėrgjegja kolektive ėshtė nė krizė, pulsionet e shkatėrrimit shpėrthejnė.

Dikur rininė e lodhte puna e detyruar dhe energjitė shterreshin atje. Ishte e dhunuar dhe nuk kishte aq fuqi tė dhunonte. Kurse tani pa punė, energjitė tanatosiake shpėrthejnė sepse ato diku do tė transformohen.

Vlerat i vendos nė diskutim politika, media, mėsuesit nuk japin dot pėrgjigje, prindėrit nuk dinė sa ēfarė vlerash tė edukojnė, por se mos po i pyet kush aq shumė ! Mbi-uni moral kolektiv i psikikės urbane ėshtė nė krizė dhe pėr kėtė nuk arrin ta kontrollojė impulsin e shkatėrrimit qė del vetiu nga psikologjia njerėzore si akt agresiv ndaj tjetrit. Agresiviteti ndaj tjetrit bėhet paradoksalisht parakusht pėr sigurinė e mbijetesės personale. Tmerr.

E gjitha kjo kur shtresa tė tėra rinore tė margjinalizuara, larg shkollimit, dalin edhe jashtė kontrollit tė kulturės. Nuk ka mė pa kulturė nė pėrgjithėsi sesa institucionet e kulturės te ne. Njė pjesė tė braktisura, njė pjesė tė ndyra materialisht dhe nė kalbėzim, tė tjera fallco, tė tjera pa respektin qė duhet, e tė tjera tė fshehura pas qiklopėve prej betoni si vepra kriminale. Kultura nuk e kupton misionin e kulturės, por kujton se ėshtė fasadė, elitarizėm prej gjasme, projekt pėr tė fituar parą, vepėr e privatit qė nuk kupton se tregu dhe kultura janė antagonistė me njeri tjetrin. Kulturė qė nuk kupton se kultura ėshtė mjet integrimi social i individit pėrndryshe ai mund tė kthehet nė njė monstėr urbane, nė njė serial killer urban. Njeriu dhe jeta e tjetrit ėshtė njė vlerė kulturore, pra pa kulturė sigurisht gjithkush mund tė kthehet nė vrasės apo qenie e dhunshme.

d. Transformimet politike si pjesė e sistemit politik bėhen kudo me kujdes, dhe pa ekseset qė kanė karakterizuar ndryshimet politike te ne. Duhet kujdes sepse politika nuk mund te ndahet radikalisht mė dysh sepse ėshtė formė e administrimit tė shtetit qė garanton rendin publik, qetėsinė qytetare, kontrollin mbi elementėt e dhunshėm, mbron pronėn dhe jetėn qytetare. Politika vepron nė rrugė paqėsore dhe e vendos ligjin pa pasur gjithmonė nevojė pėr akte simbolike tė bazuar nė « lėndė luftarake ». Duhet paqtuar shembulli qė jep politika ndaj individėve qė marrin fletė e ushtrojnė akte dhune.

Individi vepron nėpėrmjet imitimit.

Nuk duhet trembur polici, nėpunėsi, pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal, administratori i sė mirės publike duke i krijuar njė paqendrueshmėri sociale. Kjo ėshtė ideja e ruajtėsit tė sė mirės publike qė nuk e ndjen veten tė pėrkohshėm e as nė shėrbim tė partive politike. Mirė tani jam drejtor, pėrgjegj ės, polic, por kur tė iki partia ime nga pushteti do tė iki edhe unė dhe do tė jem i pambrojtur para atyre qė do tė kem shtrėnguar tė respektojnė rregullat. Politizimi e bėn nėpunėsin tolerant ndaj dhunės, ta lėshojė pushtetin qė i duhet pėr tė mbrojtur qytetarin, ai largohet, mbyllet nė vetvete, dhe nė kėto kushte rrezikon tė marrin hov individėt qė mendojnė se u ka ardhur sahati pėr tė vepruar, hakmarrė, larė hesapet. E gjitha kjo sepse nėpunėsi publik ndjehet i trembur. Nuk ėshtė fjala pėr sot, por edhe pėr dje, pėr nesėr nėse nuk merren masat.

e. Anomia urbane, shkruan Dyrkhemi dekada mė parė. Pra njė pėrzjerjeje e shpejtė dhe masive e popullsive urbane bėn qė opinioni publik tė jetė i dobėt, individi tė mos ketė mė turp para vėzhgimit tė tjetrit si forca qė e kontrollon sjelljen e tij. Ėshtė syri i tjetrit qė stabilizon sjelljen tonė, pėrndryshe njeriu « ēmendet », kur syri i opinionit publik nuk k asnjė pushtet mbi sjelljen e tij dhe humbet natyrėn e vet rregulluese.

4. Si pėrfundim

Dhuna urbane te ne do tė jetė njė dukuri afatgjatė. Ajo duhet tė pėrballet jo vetėm me forcėn e ruajtėsve tė rendit, por edhe me atė tė gjithė shoqėrisė. Ndėrkohė prania e saj vjen sepse nė reformat dhe politikat nuk mbahet parasysh edhe pėrmasa sociologjike dhe psikologjike e tyre nė pėrputhje me qenien njerėzore. Flitet pėr ekonomi, pėr financė, pėr ligje, por asnjėherė nuk trajtohet pėrmasa psikologjike dhe sociologjike e tyre. E kur ndodh kėshtu qenia njerėzore nė individėt mė tė dobėt tė saj shfaq edhe impulse dhune. Pa u emancipuar kjo anė e administrimit shoqėror, gjendja nuk ka shpresė tė pėrmirėsohet. Pra, shoqėria kėrkon aplikimin e arritjeve tė dijeve nė shkencat sociale dhe humane, dhe jo tė ecet me intuitė.


         

» Kthehu ne faqen kryesore    » Shkarko 'Fast Page Scroll' per Chrome per nje skrollim super te shpejte



Category: Shqip
Posted by: arturnura
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Category: Shqip
Posted by: arturnura

Universiteti Metropolitan Tirana